Përveç Partizanit që mbylli aventurën europiane që në raundin e parë eliminator të Conference League pasi u eliminua nga Saburtalo, të tre skuadrat e tjera të Superiores (Tirana, Laçi dhe Vllaznia) do të vijojnë aventurën në Europë, këtë herë në turin e dytë të Conference League.
Ndërkaq, ditën e nesërme do të hidhet shorti për turin e tretë të Conference League teksa pjesë e këtij kompeticioni është bërë edhe Tirana pas dështimit në Champions
. Së fundmi, janë përcaktuar edhe rivalët e mundshëm të bardhebluve për në raundin e tretë teksa nëse ja dalin të kalojnë me sukses Zrinjskin, atëherë mund të përballen edhe me Ballkanin gjithnjë nëse këta të fundit dalin fitmitarë nga përballja me La Fiorita.
Sa i takon Vllaznisë dhe Laçit që janë pjesë e së njëjtës vazo, shkodranët dhe kurbinasit nëse kalojnë me sukses përkatësisht Universitatea Craiova dhe Petrocub, rrezikojnë të përballen me emra si Bate Borisiv apo me Konyasporin e lojtarëve shqiptarë, aty ku aktivizohen Cikalleshi, Çekiçi e Bytyqi.