Një pjesë e madhe e strategjive të ardhshme të Juventus-it në merkato varetn nga e ardhmja e Matthijs de Ligt, i cili është një hap larg transferimit te Bayern Munich.
Oferta e parë e bavarezëve ka qenë 60 milionë euro plus 10 milionë si bonus dhe është refuzuar nga klubi bardhezi që kërkon ho më pak se 90 milionë.
Një shumë e madhe, por që mund të përballohet nga kampionët e Gjermanisë pas shitjes së Robert Lewandowski-t te Barcelona për 50 milionë euro.
Në rast se holandezi do të shitet, Juventus do të vihet në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin, me Bremer që është mes të preferuarve, por që mbetet i vështirë për t’u marrë për shkak se ka një marrëveshje me Inter-in prej kohësh.
E vetmja mundësi për Juventus-in që është që t’i bëjë një ofertë që nuk mund të refuzohet Torino-s dhe lojtarit për ta përmbysur situatën.
Përveç Gabriel të Arsenal-it dhe Kimpembe të PSG-së, nuk duhet harruar as Pau Torres i Villarreal-it dhe një alternative nga Gjermania.
Bëhet fjalë për Ndicka të Eintracht Frankfurt, për të cilin kanë folur kur kanë negociuar për Kostic me klubin gjerman. Juventus është në kërkim të zëvendësuesit të De Ligt dhe emrat nuk mungojnë.