Skuadra shqiptare, Shkupi, të martën (21.00) e pret përballjen me Dinamo e Zagrebit në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese të Champions League në futboll.
Ndeshja e parë luhet në “Maksimir” të Zagrebit, ndërsa e kthimit në Shkup. Kampioni i Maqedonisë së Veriut, shkon në kryeqytetin kroat për rezultat, ndërsa sulmuesi algjerian Walid Hamidi, është optimist për Shkupin.
“Ne do të japim maksimumin në Zagreb. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne.
Jemi të qetë dhe po punojmë shumë këto ditë. Mund të them se në ‘Maksimir’ do të luftojmë në çdo pëllëmbë të fushës.
Është e qartë se Dinamo është një skuadër serioze me cilësi të madhe, por në futboll secili mund ta mposht tjetrin.
Nëse i shtohet fakti që tifozët tanë do të na përkrahin, besojmë se do ta kemi më të lehtë dhe shpresojmë që të kthehemi me rezultat pozitiv”, tha Hamidi.