Napoli është duke kërkuar një portier të ri!
Napoli është duke kërkuar një portier të ri pas lamtumirës së David Ospinës që ka detyruar klubin italian të shikojë për alternativa të tjera ku në listën e drejtuesve është edhe portieri spanjoll i Çelsit, Kepa Arizabalaga.
Sipas raportimeve nga “Marca”, 27-vjeçari i cili u transferua te Çelsi në vitin 2018 për 80 milionë euro duke u bërë portieri më i shtrenjtë i historisë është duke kërkuar largimin nga londinezët pasi e ka humbur vendin e titullarit të cilin e mban Mendi.
Napoli është në bisedime me “Blutë” për një huazim 1-vjeçar të Kepës ku italianët dëshirojnë edhe të drejtën e blerjes, ofertë që është duke u shqyrtuar nga ana e Çelsit.