Brenda 24 orëve të ardhshme, Roma thuhet se do t'i paraqesë një ofertë konkrete për Paulo Dybalan dhe do të pres një përgjigje të shpejtë nga ana e lojtarit.
Trajneri i “Giallorossëve”, Jose Mourinho, raportohet se ka folur personalisht me sulmuesin argjentinas në telefon një javë më parë, duke u përpjekur ta bindë atë për kalim në kryeqytetin italian duke nënvizuar ambiciet dhe projektin e tij.
Trajneri portugez kishte shpresuar ta kishte Dybalan gati për kampin stërvitor parasezonal nesër, por mund t'i duhet të presë edhe pak.
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Mourinho e dëshiron Dybalan në skuadrën e tij dhe ai ka shtyrë drejtorin Tiago Pinto të bëjë një lëvizje vendimtare. Brenda 24 orëve, Pinto do të prezantojë zyrtarisht ofertën e “Giallorossëve”- tek agjenti i lojtarit.
Roma do t'ia bëjë të qartë 28-vjeçarit se ata presin një përgjigje brenda ditëve të ardhshme ose do të fillojnë të fokusohen në objektiva të tjerë.
Dybala tash e disa javë po e pret një ofertë konkrete nga Interit, por “Neroazzurrët” kanë hasur në vështirësi në shitjen e njëri nga Sanchez apo Dzeko për të krijuar hapsirë dhe fonde për të.