Qendërmbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, ka ndryshuar sërish skuadër. Ai së fundi ka kompletuar kalimin te skuadra italiane Pordenone e cila garon në divizionin e tretë të futbollit italia, Serie-C.
Në sezonin e kaluar Ajeti luajti për ku pat 17 paraqitje dhe realizoi një gol, përcjellë KosovaPress.
Në prezantimin e tij në faqen zyrtare, Pordenone ka përfshirë edhe skuadrën e Chelseat dhe qendërmbrojtësin e sapo transferuar atje nga Napoli, Kalidou Koulibaly.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga klubi në faqen zyrtare të tyre është targetuar edhe faqja zyrtare e Chelseat, përkatësisht njoftimi për blerjen e Koulibalyt dhe mbi të është vendosur përshkrimi ku thuhet:
“Ju keni KK (Kalidou Koulibalyn), ne kemi AA (Arlind Ajetin).