Dukagjini i Klinës përforcon radhët me portierin Granit Buçinca.
Klinasit synojnë të kompletohen dhe përgatiten sa më mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Granit Buçinca është transferuar nga radhët e klubit të Feronikelit, me të cilët kishte debutuar edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës.
Buçinca kishte treguar në disa ndeshje paraqitje shumë të mira, me ç’rast ka bindur drejtuesit e klubit ta marrin në skuadër”, njofton KF Dukagjini.