Manchester United ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Ajaxin për transferimin e Lisandro Martinezit.
Klubi anglez ka bërë të ditur se mbrojtësi argjentinas tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Man United gjithashtu njoftoi se po finalizohen edhe detajet e fundit lidhur me kushtet e lojtarit, si dhe kërkesa për vizë në Britaninë e Madhe.
Pas kompletimit të të gjithave, “Djajtë e Kuq” përmes një njoftimi tjetër do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.
Martinez bëhet përforcimi i tretë në epokën e trajnerit, Erik ten Hag, pas Tyrell Malacias dhe Christian Eriksenit.
24-vjeçari me Manchester Unitedin do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.