Barcelona gati të mbyllë marrëveshjen me mbrojtësin!
Tregu i transferimeve të Barcelonës nuk do të ndalet me blerjen e Robert Lewandowskit.
Siç raporton Radio MARCA, Blaugranët në orët e ardhshme duan të mbyllin marrëveshjen me Chelsea për mbrojtësin Cesar Azpilicueta.
Spanjolli vlerësohet në rreth 8 milionë euro, por Barça është e bindur se së shpejti do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me shifra më të ulëta, pasi tashmë ka arritur një mirëkuptim total me lojtarin.