Bayerni dhe Juventusi po i afrohen marrëveshjes

Futboll

Bayerni dhe Juventusi po i afrohen marrëveshjes

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:26
Bayerni dhe Juventusi po i afrohen marrëveshjes

Matthijs de Ligt raportohet se është edhe më afër kalimit te Bayern Munichi, edhe pse një marrëveshje mes klubeve po mungon.

Gazetari i afërt me klubin e Juventusin, Romeo Agresti, ka zbuluar se zyrtarët e të dy klubeve kanë zhvilluar bisedime në orët e fundit,

Sipas tij, ende nuk ka marrëveshje, por të dy klubet po i afrohen një marrëveshjeje finale.

Më herët është raportuar se 22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “Bavarezët”.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Bayerni do të arrijë marrëveshje edhe me Juventusin për blerjen e ish-mbrojtësit të Ajaxit.

Ndryshe, Matthijs de Ligt me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat