Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili u paraqit në 18 minutat e fundit për Zvicrën në duel me Holandën.
Holandezet shënuan fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Zvicrës, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Xhemaili u aktivizua nga minuta e 72-të, duke u angazhuar maksimalisht ndaj rivales, por në finish pësuan tre gola dhe humbën thellë.
Për Holandën shënuan Crnogorcevic (49' - autogol), Leuchter (84' e 90+4), Pelova (90+5') dhe për Zvicrën Reuteler (53').
Suedia përfundoi e para në grupin C me 7 pikë, duke lënë pas Holandën (7), Zvicrën (1) dhe Portugalinë (1).