Ish-mentori i Allegrit, Giovanni Galeone ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport“-in, ku ka treguar edhe këshillat që i ka dhënë trajneri të Juventusit për merkato.
Në listën e sugjeruar prej tij përfshihej edhe Kristjan Asllani. Por ky transferim nuk u krye, pasi mesfushori do të transferohej tek Interi, ku po shkëlqen në sfidat miqësore.
“A e kam këshilluar Allegrin? Po, por ai nuk më dëgjon. I kisha rekomanduar tre lojtarë: Koulibaly-në, Asllanin, Milinkoviç Saviçin. Njëri ishte shumë i shtrenjtë, tjetrin e mori Interi, të tretin nuk e di.
Në realitet, as nuk e di se sa fjalë ka Allegri në këtë çështje kur bëhet fjalë për merkato. Duhet ta ketë, sepse në fund faji do të bjerë gjithmonë mbi të”, tha Giovanni Galeone.