‘Zonja e Vjetër’ ishte në mesin e skuadrave të interesuara për kartonin e Zaniolo, por situata ka ndryshuar së fundmi.
‘Sky Sport’ bën të ditur se Juventus tashmë kanë kthyer vëmendjen kah rikthimi i mundshëm i Alvaro Morata. Kësisoj, ata lënë anash mundësinë për nënshkrimin me Zaniolo.
Zaniolo është në një situatë më të favorshme për t’u larguar nga Roma, pas marrëveshjes së këtyre të fundit me Paulo Dybala.
Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër tjetër do të tregojë interesim për Zaniolo.