Barcelona i afrohet edhe më shumë dyshes së Chelseat

Futboll

Barcelona i afrohet edhe më shumë dyshes së Chelseat

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 23:46
Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Barcelona mbetet e vendosur për të nënshkruar këtë verë me dyshen e mbrojtjes të Chelseat, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Katalunasit janë të lidhur me dyshen spanjolle që nga fillimi i verës, pavarësisht shqetësimeve të tyre të vazhdueshme financiare.

Raphinha dhe Robert Lewandowski u transferuan së fundi në “Camp Nou”, por Xavi duket se dëshiron ende të përforcojë skuadrën.

Chelsea thuhet se është e gatshme të negociojë për shitjen e Azpilicuetas dhe Alonsos, pasi ata hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat