PSG të interesuar për Lucas Hernandez por s’kanë bërë ofertë

Futboll

PSG të interesuar për Lucas Hernandez por s’kanë bërë ofertë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 00:51
Lucas.

Skuadra parisiene është duke tentuar transferimin e Milan Skriniar, por po shqyrton edhe alternativa të tjera.

Raportime të Christian Falk, gazetar i ‘Bild’ i afërt me Bayern Munich, konfirmojnë interesimin e PSG për Lucas.

Megjithatë, sipas Falk, Paris Saint-Germain nuk kanë paraqitur ndonjë ofertë zyrtare.

Falk thotë se bavarezët aktualisht e konsiderojnë lojtarin si të paprekshëm. PSG duhet të punojë shumë për të siguruar kartonin e tij.

Mbetet të shihet se si PSG do ta zgjidhë problemin për qendrën e mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat