Gazetari brazilian Horhe Nikola raporton se dy gjigantët janë gati të bëjnë oferta kur sulmuesi Brazilian Endrik të mbushë 16 vjeç, të enjten. Dhe skuadra Palmerias është e gatshme të ndahet me yllin e tyre nëse pagohet klauzola e tij e re e lirimit prej 40 milionë euro.
Man. Junajted dhe Çellsi po përgatiten të bëjnë ofertat më shpejt se sa vonë, pasi kjo shifër do të rritet në 45 milionë euro vitin e ardhshëm – dhe 55 milionë në vitin 2024.
Endrik nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme për skuadrën braziliane, pavarësisht se është vlerësuar si perspektiva kryesore e Amerikës së Jugut. Por, ai së shpejti do të luajë për ta pavarësisht nga një transferim i ardhshëm, pasi futbollistët brazilianë nuk lejohen ligjërisht të luajnë jashtë vendit derisa të mbushin 18 vjeç.
Megjithatë, Junajted dhe Çellsi janë të prirur të sigurojnë nënshkrimin e Endrick paraprakisht, me rivalët Liverpul dhe Man. Siti, gjithashtu të interesua për brazilianin që për skuadrat e të rinjve të Palmeiras, ka shënuar 165 gola në 169 ndeshje.
Real Madridi, Barcelona dhe Paris Sem Zhermeni mendohet se të gjithë janë të etur pas nënshkrimit të Endrik. Ky i fundit ndan të njëjtin agjent si superylli i Realit, Vinizius Jr.