Statusi i papunësisë për Paolo Dybala-n zgjati vetëm 18 ditë. Argjentinasi është lojtari i Romës, me bekimin e Totit, me të cilin foli pak javë më parë.
Kapiteni legjendar ishte një nga sponsorët kryesore të tij.
Megjithatë pas kalimit të Dybala-s te Roma, menjëherë u rrit interesi për numrin që do të mbante në fanellë. Nuk zgjati shumë dhe argjentinasi konfirmoi se do mbante nurmin 21, duke falenderuar Matiçin që ia la pasi e mori pak ditë më parë.
Ditën e djeshme ka pasur një takim mes Mourinjos dhe Matiçin, me teknikun portugez që i ka kërkuar këtë “favor” mesfushorit serb. Dibala vendosi të mos merrte atë numër të rëndë që i përkiste kapitenit legjendar, por të zgjidhte atë numër që kishte fillimisht edhe te Juventusi.
“Duhet ta meritoj fanellën e Françesko Totit”, tha ai pas mbërritjes në Portugali.
Ndoshta nëse sezonin e ardhshëm gjerat do të shkojnë mirë, 10 mund të përfundojë në supet e tij.