Broja do të jetë në 10 sulmuesit më të shtrenjtë

Futboll

Broja do të jetë në 10 sulmuesit më të shtrenjtë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:52
Broja

Armando Broja është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Chelsea vazhdon të besojë në aftësitë e tij, duke mos e shitur kartonin e lojtarit.

Për këtë arsye, blutë e Londrës janë të gatshëm për një huazim 1-vjeçar tek një skuadër tjetër në Premier League, West Ham-i, ndërsa këta të fundit nuk janë kursyer aspak me ofertën e bërë për të blerë shërbimet e 20-vjeçarit.

Edhe pse pjesë e një Kombëtareje të vogël, kjo nuk e ka penguar aspak Armando Brojën për të treguar vlerat e tij si sulmues.

Sipas medias së dedikuar për të transferimet, “TransferMarkt”, Broja do të ishte në 10-shen më të shtrenjtë të sulmuesve që janë transferuar këtë verë nëse do të shitej nga Chelsea.

Kartoni i lojtari vlerësohet të blihet nga West Ham-i për shifrën e 35.9 milionë eurove, duke kaluar kështu dhe një sulmues të klasit botëror, Sadio Mane, i cili u transferua tek Bayerni me vlerën e 32 milionë eurove.

Top lista kryesohet nga blerja më e re e Liverpool, Darwin Nunez me vlerën e 72 milionë eurove. Pas tij vijnë Raphinha i Barcelonës dhe Haalandi i Manchester City-t.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat