Laporta zbulon sakrificat e Lewandowskit

Futboll

Laporta zbulon sakrificat e Lewandowskit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:51
Laporta zbulon sakrificat e Lewandowskit

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për Hristo Stoichkov për kanalin TUDN, në të cilën ka shqyrtuar situatën aktuale te Barcelona, me vëmendje të veçantë për ardhjen e Robert Lewandowski.

Lewandowski – “Barça ka nevojë për një golashënues të mprehtë, si çdo ekip i madh. Roberti është një “mitraloz”, ka qenë “Këpuca e Artë” disa herë. Ai na garanton gola, çdo ekip i madh ka nevojë për një sulmues të tillë. Me të, Ansu dhe Auba kemi garanci goli. Në ditët e sotme, jetëgjatësia në sport është bërë më e gjatë. Për më tepër, gruaja e tij është një nutricioniste. Kur ke një grua që kujdeset për ty…”

Nënshkrimi – “Ne bëmë një ofertë të parë dhe ajo përfundoi në 45 milionë fikse, plus 5 bonuse.

Është brenda mundësive tona. Lojtari ka rregulluar edhe pagën e tij që të jetë brenda mundësive tona, katalanasit tani janë shumë të lumtur. Ne kemi konkurruar me ekipe si PSG dhe Chelsea, lojtari donte të vinte te Barça.

Kjo është ajo që më pëlqen. Siç tha Johan, unë dua lojtarë që duan të vijnë te Barça dhe ne duhet t’i falënderojmë. Robert do të fitojë fitojë më pak dhe ka duruar presionin e madh nga Bayerni, klub për të cilin kam shumë respekt”.

Mosha e Lewandowskit – “Ai është një burrë që kujdeset shumë për veten, gruaja e tij është nutricioniste. Kur ke një grua që të kontrollon…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat