Imazhi i Charles De Ketelaere nën kurbën (tifozët) e Bruges, me megafon në dorë, duke nisur korin e fansave është tregues personaliteti. 21 mbushi në mars, por tashmë ka karakter lideri. Milani ngulmon për të, ndërsa mbetet e papërkulshme rezistenca e Bruges, që kërkon 35 milionë euro, ndoshta edhe bonuse.
Sot është kështu, nesër kush e di. Por nesër për Milanin rrezikon të jetë tashmë vonë. Këto janë orë vendimtare, “merre ose lëre”. Është koha për ultimatume. Brenda fundjavës do të mësohet nëse i riu belg, i talentuar dhe me karakter, do të jetë “playmaker” i Milanit apo jo.
Me “po” përfundimtare, transferimi dhe shkëmbimi i dokumenteve do të jetë i menjëhershëm. Me “jo”, Milani do t’iu rikthehet alternativave të tjera. Plani A është një plan i saktë. Milani ka marrë përsipër të investojë një pjesë të madhe të buxhetit të verës për një lojtar me perspektivë të shkëlqyer, funksional për projektet teknike dhe korporative.
Në fushë duhet të garantojë paparashikueshmëri, të pushtojë zonën ku Diaz, Krunic dhe, me më shumë detyra mbrojtëse, Kessie alternuan sezonin e kaluar. De Ketelaere do të kishte detyra specifike sulmuese, në përputhje me kërkimin e një lojë më të paskrupullt, e përshtatshme me standardet evropiane. Investimi është thelbësor, por rreziqet duken të përmbajtura.
Milani është shumë i vetëdijshëm për vlerën e tij, aq sa ka vendosur më shumë se 30 milionë në tavolinën e belgëve. 28 milionë fikse, plus 3 milionë bonuse është oferta e kuqezinjve, e cila ende mund të përmirësohet pak. Jo shumë më tepër, sigurisht jo deri në atë pikë sa të barazohen ofertat angleze prej 37 milionë euro, plus bonuse, siç është shifra e fundit e premtuar nga Leeds.
Tani i takon Bruges të vendosë nëse do ta pranojë ofertën e kuqezinjve apo jo, i vetëdijshëm se nuk do të ketë rritje të mëtejshme. Vetë De Ketelaere ëndërron “San Siron”. Gjatë ditës priten kontakte të reja mes Maldinit e Massara dhe homologut belg, priten zhvillime. Ultimatumi shërben për të dalë nga palëvizshmëria aktuale. Milani është gati të përqafojë De Ketelaere, ndërsa Bruges ka besim në një ringjallje ekonomike, që nuk do të vijë,