Bersant Celina do të bëhet shumë shpejt me klub të ri.
Sipas mediave britanike, futbollisti kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Më saktësisht, përfaqësuesit të Kosovës ofertë i ka bërë klubi i Superligës turke, Kasimpasa.
Celina është në pronë të klubit francez, Dijon, i cili garon në ligën e dytë franceze.
Ai e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Ipswich Town, i cili luan në divizionin e tretë të futbollit anglez.
Edhe pse klubi nga “Portman Road” ishte i interesuar për ta mbajtur lojtarin, ish-futbollisti i Manchester Cityt e ka ndarë mendjen dhe po mendon të luajë në ligën elitare turke.
Mësohet se Celina dhe përfaqësuesit e tij aktualisht gjenden në Stamboll për ta finalizuar lëvizjen.
Pra, Celina mund të bëhet bashkëlojtar me futbollistin tjetër të Kosovës, Florent Hadërgjonaj.