Bayern zyrtarizon De Ligt

Futboll

Bayern zyrtarizon De Ligt

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:27
Bayern zyrtarizon De Ligt

Matthijs de Ligt është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë. Bayern Munich ka zyrtarizuar ditën e sotme mbrojtësin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: 

“Mirësevjen në qytetin tonë të bukur Matthijs”, shkruan në faqen e Bayernit.

Holandezi u ble nga bavarezët për shifrën e 80 milionë eurove, që shkuan në arkën e Juventus.

Mbrojtësi ka nënshkruar për 5 vite me Bayern-in dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Julian Nagelssman, megjithatë 22-vjeçarit i duhet të luftojë shumë për të siguruar rolin e titullarit te bavarezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat