Manchester United vijon rrugëtimin perfekt në testet miqësore para startit të sezonit të ri nën drejtimin e Ten Hag.
"Djajtë e Kuq" fituan me lehtësi 3:1 sfidën e radhës ndaj Crystal Palace.
Në minutën e 17-të, Martial shënoi një gol të bukur pasi uli mjaft mirë topin dhe më pas e kishte lojë fëmijësh dërgimin e “sferës” në kuadrat. Në fillimin e pjesës së dytë, Rashford do të dyfishonte shifrat pas një aksioni model.
Në minutën e 60-të ndërkohë Jadon Sancho pas një kundërsulmi të shpejtë bën gjithçka më së miri. Crystal Palace ndërkohë shkurtoi shifrat me Ward.