Tirana do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Air Albania” me Zrinjskin, për ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.
Pasi u eliminua në raundin e parë të Champions League nga Dudelange, të cilët i mundën kampionët e Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 3-1, tashmë Tirana do të vijojë rrugëtimin europian në një tjetër kompeticion.
Ndërsa na ndan rreth një orë nga nisja e sfidës që do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”, trajnerët Shehi dhe Jakirovic kanë vendosur formacionet me të cilët do startojnë këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Tosevski, Ismailgeci, Hasani, Aleksi, Limaj, Seferi, Qefalia, Xhixha.
Trajner: Orges Shehi
Zrinjski: Condric, Memija, Magdic, Barishiq, Corluka, Ticinoviq, Jukiq, Saviq, Kamenar, Jankoviq, Bilbija.
Trajner: Sergej Jakirovq