Atletico ndahet nga Wanda! Colchoneros lajmërojnë revolucionin

Futboll

Atletico ndahet nga Wanda! Colchoneros lajmërojnë revolucionin

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:10
Atletico ndahet nga Wanda! Colchoneros lajmërojnë revolucionin

Kur Atletico Madrid ka ndryshuar stadium, një pjesë e zemrës colchonero ka mbetur te Vicente Calderon i vjetër, deri në atë pikë sa tifozët kanë shkuar të blejnë menjëherë të blejnë sende (ndenjëse, copa të fushës dhe gjëra të tjera) të impiantit legjendar.

Impianti i ri, ai që ka shoqëruar Atletico-n në pesë sezonet e fundit duke filluar nga 2017-ta, kur është inauguruar, quhet Wanda Metropolitano.

Madje, quhej, sepse presidenti i Atletico-s Enrique Cerezo ka lajmëruar në një ceremoni se stadiumi i madrilenëve do të ndryshoj emër: për dhjetë vite impianti do të quhet Civitas Metropolitano.

Në fakt, të drejtat e emrit të stadiumit i kanë shkuar Civitas Pacensis, kompani imobiliare e Badajoz, që do të jetë partneri i Atletico Madrid për të paktën dhjetë vitet e ardhshme.

Një marrëveshje që, sipas AS, pritet të ndryshojë shumë gjëra te klubi madrilen. Në praninë e disa lojtarëve të skuadrës së parë të meshkujve (Koke, Llorente, Oblak, Lemar, Joao Felix dhe Morata) dhe të yjeve të skuadrës së femrave, Cerezo ka prezantuar edhe projektin për xhevahirin e ri në shtëpinë e Atletico-s, ose më saktë Ciudad del Deporte.

Në bashkëpunim me Civitas Pacensis dhe bashkinë e Madridit, klubi ka parashikuar vepra për një hapësirë të madhe qytetarë që do t’i shkojë sportit, që do të përfshijë një qendër sportive për skuadrën e Diego Simeone-s, por edhe struktura të pazakonta që do të menaxhohen bashkë me bashkinë.

Ciudad del Deporte do të fillojë të marrë formë me ndërtimin e gjashtë fushave  futbolli, që do të jenë baza e stërvitjeve të skuadrës së parë, skuadrës B dhe dy skuadrave më të mira të moshave.

Më pas do të jetë momenti i “miniestadio”, si ai që ka Barcelona përkrah Camp Nou-t, që duhet të mbajë mbi 6000 spektatorë.

Por nuk mbaron këtu sepse projekti parashikon edhe 25 fusha për padel, një palestër për ngjitje sportive, një hapësirë për të mësuar surf dhe një për skate.

Mes veprave të tjera, do të ketë një hapësirë për aktivitet komercial dhe hotele dhe një qendër shërbimesh e klubit colchonero.

Që më pas do të financojë edhe vepra të tjera sportive ( fusha futbolli, padeli, kalçeto, volejboll, etj.) që do të menaxhohen. Me pak fjalë, një revolucion i vërtetë për Atletico-n, por edhe për qytetin. Dhe nëse epoka Wanda ka sjellë suksese në fushë, ajo Civitas premton mirë edhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat