Neymar vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.
E ardhmja e brazilianit mendohet se nuk është e sigurt te Paris Saint-Germaini, pavarësisht se lojtar ka kontratë afatgjate me këtë klub.
“Le Parisien” ka raportuar së fundi se Manchester Cityt i është ofruar mundësia për të nënshkruar me brazilianin.
Por, sipas mediumit francez, kampionët e Anglisë e refuzuan këtë mundësi, pasi që PSG-ja kërkoi që ai të shkëmbehej me Bernardo Silvan.
Ndryshe, Neymar me parisienët besohet se ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Sipas raportimeve të mëhershme nga Franca, 30-vjeçarit i është vazhduar automatikisht kontrata në dy sezonet e fundit.