Transferimi i Luis Suarez te Olympique de Marseille u finalizua për më shumë se 10 milionë euro, megjithëse 30% e shumës do t’i shkojë Watford, me përqindjen që e vendosi si kusht kur e shiti 24-vjeçarin te Granada.
Sulmuesi kolumbian nuk ishte i gatshëm të luante në Segunda Division dhe agjenti i tij ka kërkuar një rrugëdalje për Suarez.
Për Granadën është një lëvizje e mirë, pasi rroga e 24-it është e lartë. Lojtari ka udhëtuar drejt Marsejës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, pasi u arrit marrëveshja përfundimtare mes klubeve.
Suarez do të ketë mundësinë të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm me ekipin që u rendit i dyti në Ligue 1 sezonin e fundit.