Elseid Hysaj ka folur për kanalet e klubit të Lacios pas ndeshjes së tretë miqësore kundër Triestinas.
Mbrojtësi shqiptar është ndalur edhe te prurjet e reja në skuadër, ku disa prej tyre janë mbrojtës.
Shkodrani zbuloi më parë se u mësonte mekanizmat e mbrojtjes, por tregon edhe batutën e Sarrit nga stërvitja, që u kërkon lojtarëve të rinj të mos e dëgjojnë kurrë Hysajn.
“Po, ne flasim herë pas here, por siç thotë gjithmonë trajneri:
“Mos e dëgjo kurrë Hysajn”. Edhe pse kam dhjetë vjet që punoj me të (qesh). Por ata shpejt e kuptojnë se çfarë kërkon trajneri edhe në stërvitje”, ka thënë Elseid Hysaj.