Paulo Dybala është lojtari i radhës që po i bashkohet Romës duke e shndërruar ekipin e Jose Mourinhos në një skuadër konkurrente.
Për më shumë, Nicolo Zaniolo duket se ka vendosur të qëndrojë në Stadio Olimpioco, ashtu që faza e sulmit në edicionin 2022/2022 do të jetë mjaft e rrezikshme.
Tammy Abraham pritet të luajë në qendër të sulmit, i mbështetur pikërisht nga Zaniolo e Lorenzo Pellegrini nga krahët dhe Dybala në prapa tij në pozitën e dhjetëshit.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë transferimi i ri nga Lille, Mehmet Zeki Çelik, që do të shoqërohet nga Chris Smalling e Gianluca Mancini në qendër të mbrojtjes dhe Leonardo Spinazzola në krahun e majtë.
Mesfusha qendrore do të përbëhet nga Bryan Cristante dhe Nemanja Matic, kurse në portë mbetet Rui Patricio.