Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Futboll

Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:37
Ballkani

Futbollistët e Ballkanit të Suharekës janë në epërsi pas 45 minutave të para si mysafirë kundër skuadrës La Fiorita nga San Marino.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, pasi më herët Ballkani dështoi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Golat për kampionin e Kosovës i shënuan Meriton Korenica në minutën e 6-të dhe Albion Rrahmani në minutën e 23-të.

Vlen të theksohet se trajneri Ilir Daja ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshjet e para, ku në ekipin startues ka vendosur Rrahmanin në vend të Albin Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat