Fjalë të forta, ato të Julian Nagelsmann, pas shitjes së Robert Lewandowski te Barcelona.
Duke folur në një konferencë për shtyp trajneri i Bayern Munich tha: “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen cilindo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë.
Është pak e çuditshme, pak e çmendur.”
Këtë deklaratë tekniku e bëri vetëm pak minuta përpara se klubi katalanas të zyrtarizonte tranferimin e polakut në një marrëveshje që në total shkon 50 milionë euro, duke lënë të kuptohet se Nagelamann nuk i del inati me Barçën që i mori lojtarin “e preferuar”.