Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Universitatea Kraiovës, në turin e dytë të Ligës së Konferencës, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i cili ka analizuar këtë duel të rëndësishëm për skuadrën shkodrane:
"“Universitatea Kraiova është një kundërshtar që është me histori në futbollin e Rumanisë.
Unë e mbaj mend kur kam luajtur vetë kundër Dinamos së Bukureshtit, kanë qenë tre skuadrat e para së bashku me Steauan. Shoh një infrastrukturë shumë të mirë, ka një president që e njeh futbollin dhe kjo është anë pozitive për një skuadër.
I kemi parë ndeshjet e kësaj skuadre, i kam ndjekur edhe lojtarët në mënyrë individuale dhe këtë për interesimin që kam pasur për kundërshtarin, por mua më intereson se çfarë duhet të bëjë skuadra ime. Kraiova ka luajtur vjet ndaj Laçit dhe ky fakt ne nuk na favorizon sepse do t’i marrim masat ndryshe", thotë Josa.