Skuadra nga Luksemburgu, Dudelange, e ka mposhtur në udhëtim me rezultat 1:0 Pyunik Yerevan nga Armenia, në ndeshjen e parë të xhiros së dytë të kualifikueseve për Champions League.
Kjo ndeshje është shënuar edhe me kaos të pabesueshëm.
Pas ndeshjes, tifozët vendas vrapuan në fushë dhe shkaktuan kaos, sipas mediave lokale.
Drejtori i përgjithshëm i Pyunik, Kim Arakejlan, ka goditur një tifoz dhe e ka hedhur në tokë.
FC Pyunik CEO hit pitch invader after the match against Dudelange. 🤷♂️#Armenia #UCL pic.twitter.com/cUFLMW6KPB
— Hrach Khachatryan (@hrachoff) July 20, 2022