Hekuran Kryeziu gjatë kësaj jave do të jetë në prova te skuadra e kthyer në Superligë të Zvicrës, Winterthuri.
“Lanbote.ch” ka njoftuar se mesfushori 29-vjeçar do të jetë në prova deri në fund të javës.
Kryeziu që prej korrikut të vitit të kaluar është pa skuadër.
Mesfushori i Kosovës së fundi ishte pjesë e Zuerichut, ndërsa më herët ka luajtur edhe te Luzerni dhe Vaduzi.
Ndërkohë, klubi elitar i Zvicrës ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me Samir Ramizin deri në verën e vitit 2024.