Oferta e parë 20 milionë euro plus bonuse, e dyta prej 28 milionë euro plus tre bonuse, e treta me rinisjen në 30 plus bonuse, e katërta që do të prezantohet sot, Milan nuk heq dorë kur bëhet fjalë për një emër shumë të dëshiruar siç është Charles De Ketelaere.
Sipas raportimeve nga Italia, Paolo Maldini dhe Ricky Massara, në fakt, do të udhëtojnë për në Belgjikë sot për të tentuar të mbyllin marrëveshjen me Bruges, ku ka ende disa detaje për t’u diskutuar nga afër.
Me klubin, pasi me lojtarin tashmë ka kohë që gjithçka është vendosur dhe De Ketelaere i ka përshëndetur ngrohtësisht tifozët, por me klubin aktual, i cili nuk lëviz nga kërkesa 35 milionë euro cash pa bonuse.
Oferta e kuqezinjve prej 32 milionë është përfundimtare, ndërsa pritet përgjigja e Bruges.