Ditë më parë qarkulloi lajmi se PSG i kishte ofruar Man. Sitit, brazilianin Nejmar. Përgjigja e e “qytetarëve”, ishte një “JO” e prerë dhe thuhej më pas se ishte Guardiola ishte ai që nuk e dëshironte në ekip yllin brazilian.
Më pas, Guardiola ka reaguar për këto fjalë, duke i mohuar të gjitha.
“Më vjen keq por nuk është e vërtetë. Informacioni i tyre nuk është i saktë, Nejmar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është një djalë i mrekullueshëm.
Por nuk është e vërtetë se unë nuk e dua në ekip për arsye se nuk më pëlqen.
E vërteta është se ne nuk kemi nevoj më për përforcime në fazën sulmuese”, është shprehur teknkiku spanjoll i klubit anglez.