FC Shkupi nis mbrojtjen e titullit në Kavadar
Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.
Në qendër të vëmendjes ishte skuadra e Renovës, e cila në fund u rreshtua në vazon e skuadrave të tjera për garat në Ligën e Parë, edhe pse para ca kohësh, ishte në dyshim pjesëmarrja e saj në elitën e futbollit vendor.
Në bazë të shortit, në javën e parë, kampioni aktual, FC Shkupi do të nis sezonin në Kavadar kundër Tikveshit, ndërsa Shkëndija dhe Struga Trim Lum, në terrenin vendas do të takohen me Skopjen, respëktivisht Pobedës.
Skuadra e Renovës në javën e parë do të jetë në transfertë, kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Sileksi mirëpret Rabotniçkin. Ndërkohë nënkampioni aktual, Akademia Pandev do të përballet me Bregallnicën.
Liga e Parë – Java e parë
Shkëndija – Skopje
Sileksi – Rabotniçki
Struga Trim Lum – Pobeda
Tikveshi – FC Shkupi
Makeodnija Gj.P. – Renova
Akad. Pandev-Bregallnica
Sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, nis më 6 gusht.