Kevin Mbabu është një hap larg Fulham.
Mediet angleze bëjnë me 27-vjeçari ka mbyllur aventurën e Wolfsburg dhe do të udhëtojë përpara fundjavës në Londër për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re me Fulham.
Anglezët janë dakordsuar me gjermanët, të cilët do të përfitojnë 6 milionë paund nga ky operacion.
Mbabu rikthehet kështu në Premier League pas një eksperience të parë me Newcastle në sezonet 2013-2016, ndërsa më parë ka luajtur për ekipe si Rangers dhe Young Boys dhe gjithashtu numëron 22 prezenca me Zvicrën.