Futbollisti i talentuar nga Kosova, Uran Bislimi, firmos me ekipin e njohur zviceran, Lugano.
Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit zviceran.
“Skuadra e Luganos promovon kapitenin e Schaffhausen-it në Superligë
FC Lugano ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin me Uran Bislimin (i lindur me 25 shtator të vitit 1999) nga FC Schaffhausen (Challenge League). Mesfushori kosovar, 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare (e vlefshme deri më 30 qershor 2026).
Bislimi ka lindur dhe është rritur në Basel, prej nga u transferua në Schaffhausen në qershor të vitit 2019.
Me ekipin e Challenge League, ai u luajti aq mirë sa u bë kapiten i tyre. Ai e përfundoi sezonin e kaluar në Challenge League me dy ndeshje të shkëlqyera në play-off-in në duel kundër Luzernit. Mesfushori, është i gatshëm të luajë role të shumta në mesfushë”, shkruan në faqen e Luganos.
Drejtori sportiv i FC Lugano, Carlos Da Silva, thotë: “Uran Bislimi ofron një opsion shtesë për mesfushën tonë. Ai mund të mbulojë disa role, ka teknikë të mirë dhe vizion të lojës. Në sezonet e fundit ai ishte lider në Schaffhausen, jemi shumë të lumtur që e kemi në ekipin tonë”.
Lugano është anëtare e elitës së futbollit zviceran, e cila në hapje mposhtet si vendas me rezultat 3:2 nga Sioni.
Me Bislimin do të janë edhe më të fortë drejt synimeve që kanë në kampionat. Urani është djali i vëllait të ish portierit të mirënjohur ferizajas, Jeton Bislimi. Ndryshe i takon një familje sportistësh.