Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot vizitoi futbollistët e grupmoshës U-17.
Ai i uroj suksese djelmoshave, duke i përgëzuar për angazhim.
“Sot pata kënaqësinë t'i vizitoj dhe t'i përshëndes djemtë e bashkatdhetarëve tanë, që luajnë në klubet e ndryshme të Evropës, të cilët janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali.
Në këtë grumbullim po marrin pjesë 47 futbollistë nga Finlanda, Belgjika, Italia, Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera evropiane, të cilët po stërviten me stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin.
I falënderoj prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë, pasi përpos të mirave tjera që i japin Kosovës, ata kujdesen edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë nëpërmjet futbollit”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.