Duket se kanë harruar se Drita e Gjilanit në edicionin e kaluar, goxha telashe i shkaktoi Feyenoordit nga Roterdami.
Feyenoordi, duke iu falënderuar fatit sportiv ishte kualifikuar dhe arriti deri në finale të Conference League.
Royal Antwerp - Drita, do të luhet nesër (19.00) në kuadër të rrethit të dytë të Conference League në futboll.
Bastet
Bastet ndërkombëtare nënçmojnë me mënyrën e koeficientit ndaj nënkampionit të Kosovës.
Royal Antwerp e ka koeficientin 1.15 për fitore nga kompania e basteve “10Bet", 7.00 për barazim dhe 14.00 për triumfin e Dritës.
“Bet 365” pothuajse identik, 1.16 për triumfin e skuadrës belge, 6.50 për barazim dhe 14.00 për fitoren e Dritës.
“bwin” me koeficient 1.17 për ngadhënjimin e skuadrës belge, 7.00 për barazim dhe 16.50 për fitoren e kaltër e bardhëve.
Gjithçka do të shihet nesër, kanë të drejtë apo jo bastet ndërkombëtare.