Media kroate “Sportklub.hr” i ka kushtur një artikull skuadrës së futbollit Shkupi, që është kundërshtari i Dinamos së Zagrebit. Ajo thekson se skuadra në fjalë është shqiptare dhe nuk i përket tifozëve maqedonas, të cilët nuk e përkrahin.
Një histori kjo që është pranuar dhe thënë në Kroaci nga një gazetar maqedonas, Zoran Misevski.
“Shkupi është klub i cili i përket një vendi ku popullsia me shumicë është shqiptare.
Shkupi nuk përkrahet nga maqedonasit, por nga shqiptarët, gjithashtu edhe nga pronarët e rinj që vijnë nga Turqia. Dikur klubi fokusohej tek futbollistët e ish-Jugosllavisë, sot janë kryesisht futbollistët e rinj afrikanë”, shkruhet në artikull.