Bayern Munich ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon fazën parapërgatitore. Kampionët e Gjermanisë kanë zhvilluar ndeshjen e parë miqësore, atë ndaj DC United, të cilën e fituan bindshëm me rezultatin 2-6.
Kjo ndeshje u dominua thuajse e gjitha nga bavarezët, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 5’, me Sadio Mane që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nisur me këmbë të mbarë eksperiencën e re.
Goli i dytë u shënua në minutën e 12’ nga Sabitzer, ndërsa në minutën e 44’ Gnabry vulosi rezultatin e pjesës së parë, që u mbyll 0-3.
Ndërkohë edhe fraksioni i dytë u hap me gol, me De Ligt që shënoi në minutën e 47’, më pas Zirkzee do ta çonte rezultatin në 0-5 në minutën e 51’.
DC United shënoi golin e parë në minutën e 54’ me Lehland, ndërsa Ku-DiPietro realizoi golin e dytë për amerikanët në minutën e 83’.
Në fund Muller do të mbyllte gjithçka, duke i dhuruar golin e gjashtë bavarezëve në minutën e 90+2’, në një ndeshje plot spektakël të dhuruar nga kampionët e Gjermanisë, që edhe pa Lewandowskin treguan se sa “u vlen lëkura”.