Nordi Mukiele është objektivi i PSG-së në merkato. 24-vjeçari francez luan si anësor i djathtë dhe si qendërmbrojtës në skemën me 3, teksa ka edhe një vit kontratë me Leipzigun.
Drejtuesit e PSG-së kanë gjetur akordin me agjentin e futbollistit me origjinë nga Kongo, por nuk po bindin klubin gjerman me ofertat e tyre.
RMC Sport raporton se ka akoma distancë mes propozimit të kampionëve të Francës dhe pretendimeve të Leipzigut, por drejtori sportiv Campos po punon për të siguruar sa më shpejt një akord final.
Klubi gjerman kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë Mukiele, ndërsa PSG, duke shfrytëzuar faktin që lojtari ka edhe një vit kontratë, po tenton të mbyllë operacionin për një shumë më të vogël.