Juventusi dëshiron të rikthehet për të shkëlqyer, pas një sezoni me më shumë hije se dritë. Në fakt, “bardhezinjtë” po kthehen nga një vit pa asnjë trofe, diçka që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2010-2011.
Për të pasur sukses në këtë drejtim, klubi i Andrea Anjellit po kryen një rimodelim masiv të grupit të lojtarëve në dispozicion të trajnerit Masimiliano Alegri. Disa lamtumira të rëndësishme, si ato të Kiellinit, Dibala-s, Morata-s dhe Bernardeskit, por edhe afrime me “peshë” si Pogba, Di Maria dhe Bremer.
Klubi bardhezi ka njoftuar edhe numrat që do të mbajnë futbollistët në sezonin e ri. Bie në sy se 10 e ikonës dhe flamurit të “Zonjës së Vjetër”, Del Piero, por edhe e legjendave të tjera bardhezi, i është besuar Paul Pogba. Mesfushori francez ka shkëlqyer me Juventusin në eksperiencën e parë, ndërsa është kthyer për të bërë të njëjtën gjë edhe kësaj vere. Pra, ai ka marrë numrin më të dëshiruar e të çmuar te skuadra e Allegrit.
Për të tjerët, numrat korespondojnë si më poshtë:
1 Szczesny
2 De Sciglio
3 Bremer
5 Artur
6 Danilo
7 Chiesa
9 Vlahovic
10 Pogba
11 Cuadrado
12 Alex Sandro
14 McKennie
15 Barzagli
17 Pelegrini
18 Kean
19 Bonucci
21 Kaio Jorge
22 Di Maria
23 Pinsoglio
24 Rugani
25 Rabiot
27 Locatelli
28 Zakaria
36 Perin
38 Aké
47 Miretti