Galatasaray kërkoi Vedat Muriqin për sulmin, por bomberi nga Prizreni, i cili është nën kontratë me Lazion, do të rikthehet te Mallorca, ekip ku ishte i huazuar në fazën e dytë të sezonit të fundit.
Klubi nga Stambolli ka ndryshuar objektiv dhe ka përforcuar ofensivën me Haris Seferoviq, sulmuesin me origjinë boshnjake të kombëtares së Zvicrës.
30-vjeçari është huazuar nga Benfica për 1 milion euro, teksa Galatasaray do ketë mundësinë ta blejë në fund të sezonit nëse paguan edhe 2.5 milionë euro të tjera te klubi portugez.
Seferovic ishte pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” në pesë vitet e fundit, duke fituar një titull dhe dy Superkupa Portugalie. Qendërsulmuesi do të përfitojë një pagë prej 2.3 milionë eurosh te Galatasaray, që kërkon rikthimin në majë të futbollit turk.