Sot me fillim nga ora 13:00 në selinë e FFK-së, është hedhur shorti në Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23.
Klubet e Superligës dhe Ligës së Parë, do të mësojnë nëntë takimet e para, më pas do të bëhet i ditur i gjithë kalendari i skuadrave.
Klubet do të takohen nga katër herë në sezon mes tyre, me nëntë kundërshtar, për të kompletuar 36 javë në elitën e futbollit.
Derbi më i madh kosovar, do të luhet në javën e shtatë, me Dritën e cila do të jetë nikoqire.