Fushë Kosova ka synime të mëdha në edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Synimi i “hekurudhorëve” është inkuadrimi në Superligën e Kosovës.
Ditë më parë, Fuat Furra është emëruar trajner i portierëve të Fushë Kosovës.
Ai tregon arsyet pse e mori këtë detyrë.
“Arsyeja kryesore është stafi i mirë, kushtet e mira dhe presidenti i mirë dhe trajneri i ekipit të parë dhe shef i akademisë për portierë.
Pretendimet e Fushë Kosovës janë për Superligë, për atë e kam marrë edhe Armend Rugjin, portierin e Ballkanit”, thotë Furra për gazetën kombëtare “Bota sot”.