Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 në Superligë.
Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen: Gjilani – Ferizaj, Malisheva – Ballkani, Drenica – Llapi, Trepça’89 – Drita dhe Dukagjini – Prishtina. Kampionati i ri fillon më 13 gusht.
Po sot është bërë tërheqja e shortit edhe për Ligën e Parë. Në bazë të shortit, në javën e parë në Grupin A, do të takohen: Vëllaznimi – Drenasi, Onix – Trepça, Feronikeli – Rilindja, A&N – Istogu, Rahoveci – Liria.
Ndërkaq, në Grupin B, në javën e parë takohen Arbëria – Fushë Kosova, Vushtrria – Flamurtari, Ramiz Sadiku – 2 Korriku, Vjosa – Ulpiana, Vllaznia – Kika. Edicioni i ri në Ligën e Parë fillon më 20 gusht.