Koeficientet flasin në favor të skuadrës së Shpëtim Duros, ja si kuotohet ndeshja ndaj Petrokubit në baste!
Kompanitë ndërkombëtare të basteve i japin një avantazh të lehtë Laçit të Shpëtim Duros në ndeshjen e parë ndaj Petrokub Hinçestit.
Koeficientët konfirmojnë për një ekuilibër të madh, teksa fitorja e moldavëve kuotohet me 2.80.
Barazimi i mundshëm në sfidën e sotme ka koeficientin 3, ndërsa triumfi i kurbinasve llogaritet me 2.50.